Ushtrimi “Arrow Delta 01”, FSK teston kapacitetet e rikonicionit dhe mortajave

nga D V

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01″, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të saj.

Ushtrimi është realizuar nga Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K) të Këmbësorisë së Forcave Tokësore.

Në njoftimin e FSK-së thuhet:”Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimi i kapaciteteve të liderëve kyç”.

FSK-ja po vazhdon të ngritë kapacitetet operacionale duke u bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat ndihmojnë forcën me përvojat e tyre të avancuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More