Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

nga D. V.

Shkup, 2 prill – Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.

“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More