Valdet Xhaferi kalon në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”

nga Xh M

Shkup, 31 janar – Valdet Xhaferi ka njoftuar se ka kaluar në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”. Xhaferi ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për besimin.

“Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike. Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës”, ka shkruar mes tjerash Xhaferi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More