“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

nga L. M

Udhëtarët që sapo zbresin në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, përballen me një valixhe gjigande dhe e verdhë që shërben si reklamë për qytetin e Shkodrës.

Ky prezantim në këtë lloj forme nxit tek turistët kureshtjen për të vizituar dhe parë nga afër qytetin verior.

Këtë ngjarje e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, i cili e përshkruan si një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën.

“Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”.

Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore.”, shkruan Rama krahas një videoje, ku shfaqet valixhja gjigande.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More