VanHorn: SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

nga D V

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn deklaroi sot se SHBA i qëndron pozicionit të kahershëm se nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë”, thekson VanHorn në një deklaratë për shtyp.

“I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë”, shprehet VanHorn.

“Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë”, shton më tej VanHorn.

“Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.”, përfundon  deklarata e Të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More