VanHorn takim me ministren Koçiu: Administrata Trump, e përkushtuar në zhdukjen e grupeve kriminale

nga L. M

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ambasada bën të ditur se e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takimin e saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ku në fokus ishte angazhimi i përbashkët në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe financiare të paligjshme.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, shkruan ambasada.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More