Vazhdon debati për ndotjen e ajrit

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Në seancën e Komisionit kuvendor për shëndetësi sot duhet të mbahet vazhdimi i debatit me temën “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytete tjera mbi shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Debati filloi pardje, ndërsa vazhdimet janë paralajmëruar për nesër dhe më 26 maj. Komisioni i Shëndetësisë ftoi dëshmitarë nga organe të ndryshme shtetërore, institucione, ndërmarrje publike, institucione shkencore dhe organizata civile të japin deklarata dhe përgjigje për anëtarët e Komisionit dhe deputetët tjerë.

Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska në debatin e djeshëm tha se ISHP në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ndërmerr masa për zbutjen dhe zvogëlimin e pasojave shëndetësore nga ndotja e ajrit.

Andonovska tha se Instituti bashkëpunon me autoritetet lokale për krijimin e politikave, me qëllim uljen e emisioneve të materieve ndotëse dhe sqaroi se qytetarët edukohen dhe informohen përmes ueb faqes për nivelin e ndotjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More