Vazhdon intervistimi i komisionerëve të Malishevës rreth manipulimit me rezultatin zgjedhor

nga D. V.

Në stacionin policor të Gjakovës po vazhdon të merren në pyetje rreth 50 komisionerët e Malishevës në lidhje me manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.

Në oborrin e këtij stacioni, shihen edhe veturat e policisë dhe zyrtarë policorë.

Ndërkohë që gjatë ditës Ekonomia ka raportuar edhe për ndalimin tashmë të 18 komisionerëve, por që edhe më tej të tjerët po merren në pyetje.

Ndërsa aksioni për Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Gjakovës aksionin për manipulim të votave nis mëngjesin e sotëm.

E të premten që lamë pasë një aksion rreth po të njëjtës çështje u zhvillua në Prizren ku nga 109 të ndaluar, ndaj 23 personave u caktua masa e paraburgimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More