Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

nga D. V.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje vizitoi për ngushëllime familjen Basha në Hodonovc dhe familjen Thaqi në Muqiverc.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryeministri u shprehu ngushëllimet me të thella familjeve Basha dhe Thaqi për humbjen tragjike të më të dashurave të tyre, Arbnora Bashës (23) dhe Antiana Thaqit (23).

“Ai gjithashtu i uroi familjes Basha shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë të vajzës së tyre, Arlinda Bashës, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti i të premtes së 14 marsit që i mori jetën Arbnorës dhe Antianës”, thuhet në njoftimin për media.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të njëjtat u aksidentuan në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të Komunës së Ranillugut. Deri tek aksidenti sipas policisë erdhi pasi që drejtuesi i kamionit i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More