Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

nga Xh M

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, redaktorit e korrespodentit, Sylejman Shaqiri.

AGK thotë se Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media.

“Karrierën e nisi në fillim të viteve ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës. Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana. Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve”, thuhet në njoftimin e tyre.

AGK shton tutje se Shaqiri do të kujtohet për profesionalizmin e tij, përkushtimin ndaj profesionit dhe rolin e tij udhëheqës në zhvillimin e mediave në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shaqiri, kolegët dhe miqtë e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More