Vdes gjatë një konference në Ohër, ish kryeministri skocez Alex Salmond

nga Xh M

Ohër, 12 tetor – Alex Salmond (69), ish-kryeministri i Skocisë, vdiq pasdite gjatë drekës së konferencës që u mbajt në hotelin Inex Gorica në Ohër.

Supozohet se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.

Përpjekjet e ekipit mjekësor të Ambulancës së Ohrit për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme.

Salmondi dje pati një prezantim në edicionin e dytë të Forumit për Diplomaci Kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More