Veliaj: Ndihmë shëndetësore dhe strehim në Qendra Sociale për të pastrehët

nga D V

Të pastrehët janë ndër më të rrezikuarit në këtë valë të nxehti që ka shoqëruar Tiranën përgjatë verës pasi janë më të ekspozuar në diell.

Ekipet e punës në bashkinë e Tiranës kanë ndërmarrë veprime të shpejta për t’u ardhur në ndihmë.

Fillimisht u kanë ofruar ndihmë shëndetësore të pastrehëve dhe më pas i kanë shoqëruar për në qendra sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë.

“Fokus në këto ditë të nxehta vere, është edhe monitorimi i territorit për qytetarë të gjendur në situatë rruge, në kushte të vështira. Për çdo rast të konstatimit, u ofrohet ndihma shëndetësore nëse kanë nevojë, si dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social, shoqërohen për në Qendrat Sociale të ngritura nga bashkia Tiranë, për këtë kategori qytetarësh ku gjejnë gjithmonë ushqim të freskët, kushte dhe trajtim dinjitoz”, shkruan Veliaj teksa ka ndarë pamje nga ekipet e punës në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More