Veliaj përdori celularin e një efektivi gjatë rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët

nga Xh M

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Erjon Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar.

Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. “E bëra nga frika“, është shprehur ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua në 10 shkurt, nën akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Ai u transferua në burgun e Durrësit, ku ndodhet aktualisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More