Vendimi i qeverisë/ Këshilli i Ministrave emëron Insidor Rexhepin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

nga Xh M

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot emërimin e Insidor Rexhepit si Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Ky emërim erdhi pas propozimit të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, dhe synon forcimin e luftës kundër korrupsionit në administratën shtetërore.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit, janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, që hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More