Vendosja e luleve me rastin e Ditës së Armatës

nga D V

Shkup, 16 gusht – Me rastin e shënimit të 18 Gushtit – Ditës së Armatës, sot në varrezat e qytetit në Butel-Shkup delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, kabineti i presidentes, Kuvendi, Qeveria, Lidhja e Shoqatave të Luftëtarëve nga LNÇ, Organizata e eprorëve ushtarak rezervë, qyteti i Shkupit e të tjerë, me nderime ushtarake do të vendosin kurora lulesh në varrezat partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish presidentit Kiro Kligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë dhe shoqata e familjeve të luftëtarëve të vrarë do të vendosin lule edhe para memorialit të mbrojtësve të rënë para Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në delegacionet e kazermës së armatës do të vendosin lule para busteve të heronjve popullor emrat e të cilëve i mbajnë kazermat.

Delegacionin e Kuvendit do ta udhëheq nënkryetari Antonio Milloshoski, ndërsa në përbërjen e tij do të jenë edhe deputetet Emilia Angelova dhe Daniela Belimova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More