Vengu: Ekipet e emergjencave civile dhe FA-të të angazhuar në 12 qarqet e vendit

nga D. V.

Ekipet e emergjencave civile po vijojnë angazhimin maksimal në të 12 qarqet e vendit për koordinimin e punës në përballimin e pasojave të reshjeve intensive të orëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se strukturat në terren janë duke monitoruar zonat me risk dhe po ndërhyjnë për normalizimin gradual të situatës.

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara, së bashku me të gjitha strukturat lokale, qendrore dhe bashkitë, për normalizimin e situatës, sigurinë e banorëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm, theksoi Vengu.

Sipas autoriteteve, puna vijon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa theksohet se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë emergjente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More