Vengu: Partnerët nga EBA për tri javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu sot mirënjohje për partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që për tri javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve.

Ministri Vengu takoi efektivët që ndihmuan vendin tonë në luftën ndaj zjarreve gjatë muajit gusht.

72 efektivë dhe dy helikopterë “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në dhjetëra operacione nga ajri dhe toka.

Vengu shprehu falënderimet për solidaritetin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin me trupat shqiptare që çdo ditë mbrojnë jetën dhe natyrën me përkushtim e sakrificë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More