Në fshatin Ferras të Fierit dhe në bashkinë e Dimalit po vijon evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryejnë efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.
“Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut janë në vijën e parë të angazhuar në evakuime dhe përballimin e emergjencave civile në Ferras të Fierit dhe Bashkinë e Dimalit”, u shpreh Vengu.
Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë dhe Fier.
Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa zona të këtyre qarqeve, konkretisht në Novoselë të Vlorës, në Ferras të Fierit, si dhe në Sukth dhe Katundin e Ri në Durrës.