Verifikimi i votave përfundon në disa komuna më të vogla

nga D. V.

Verifikimi i votave për kryetar të komunave ka përfunduar në tërësi në disa komuna, ndërsa në qendrat e mëdha po ecën më ngadalë.

Verifikimi i votave ka përfunduar në disa komuna. Në Junik pritet të ketë balotazh mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së. Ndërsa në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së ka marrë 50.96 për qind përballë Rufki Sumës.

Në Novobërdë Sasha Millosheviq i Listës Serbe ka konfirmuar fitoren pa balotazh. Kjo parti ka fituar pa balotazh edhe në Zveçan, Ranillug e Partesh.

E në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka fituar pa balotazh, pas verifikimit të votave.

Në qendrat e mëdha janë verifikuar e rinumëruar votat për kryetarë në shkallë më të ulët: Në Gjakovë 13 për qind, Gjilan 26%, Mitrovicë 20.9%, Pejë 17, Prishtinë 9, Prizren 1.27 e Ferizaj 35.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More