Vetëplagosje me armë zjarri në Vlorë, 35-vjeçari dërgohet në Tiranë

nga D. V.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku dyshohet se një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri brenda banesës së tij.

Shtetasi A. M., 35 vjeç, është gjetur i plagosur në apartamentin ku jetonte dhe menjëherë pas ndihmës së parë mjekësore është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, e cila dyshohet të jetë përdorur në vetëplagosje.

Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More