Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci ende i zhdukur që nga 23 janari

nga Xh M

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se kërkimet për gjeten e tij po vazhdojnë.

“Qe disa muaj ka është zhdukur dhe ende nuk është gjetur. Kërkimet po vazhdojnë”, u përgjigj Bytyqi për Klankosova.tv

Klani ka kontaktuar edhe me djalin e të zhdukurit, Ardian Tejeci, i cili tha se rastin për babanë e tij e kanë raportuar në polici dhe se deri tani ende nuk e kanë gjetur.

“Janë bë gjashtë javë që prej kur nuk dimë asgjë për të, herën e fundit ishte në një tubim politik, dhe para se të zhdukej kishte biseduar me dikë në telefon”, tha Tejeci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More