Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Komunës së Zveçanit

nga D. V.

Komuna e Zveçanit ka shpallur “qytetar nderi” zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Kryetari i kësaj komune përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo u bë gjatë seancën së sotme të Kuvendit Komunal të Zveçanit.

“Pata nderin që të shpall zVeton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, “Qytetar Nderi” i Komunës së Zveçanit, për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e rendit, sigurisë dhe bashkëpunimit institucional në komunën tonë. Gjithashtu, me mirënjohje të veçantë u nderua Halil Fejza, Komandant i Stacionit Policor në Komunën e Zveçanit, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrës”, ka shkruar Peci në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More