Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim

nga L. M

Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave të zëna nga një biznes.

Kryeministri ka bërë një thirrje edhe për kundërshtuesit e këtij aksioni.

“Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, ka shkruar Kryeministri.

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More