Viktima e parë nga gripi, ndërron jetë një grua në Klinikën Infektive

nga Xh M

Shkup, 14 janar – Gripi ka marrë viktimën e parë. Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një grua 75-vjeçare, e cila kishte edhe sëmundje të tjera kronike dhe nuk ishte e vaksinuar kundër gripit sezonal.

Sipas informatave zyrtare, dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe janë të lidhur me respirator, ndërsa disa të tjerë po trajtohen me mbështetje oksigjeni. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, shumica prej tyre persona të moshuar.

Infektologët theksojnë se numri i kontrolleve është rritur ndjeshëm, ndërsa më të rrezikuarit nga komplikimet e gripit janë personat me sëmundje kronike që nuk janë vaksinuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More