Virozat, shtohet numri i pacientëve në ambulanca

nga Xh M

Shkup, 5 dhjetor – Nëpër ambulanca po shtohet numri i pacientëve me viroza. Mjekët amë vetëm në një turn kontrollojnë deri në 60 pacientë. Ata janë fëmijë të prekur nga viruset e barkut, plogështi, të vjella, tek të cilët nga dita e tretë nis edhe barkqitja. Të rriturit paraqiten me infeksione respiratore.

“Simptomat janë jospecifike. D.m.th. te pacientët kemi plogështi, kokëdhembje, djegie dhe kruarje të hundës, syve, fyt i thatë me dhimbje, gjithashtu dhimbje në muskuj, si dhe koll i thatë. Kolli i thatë është simptoma më dominante. Nëse pacientët nuk kanë shenja më të theksuara deri në ditën e shtatë, atëherë të marrin sprej për hundë, tablete fyti, lëngje, supa, çajra, të pushojnë, paracetamol për trajtimin e simptomave. Të mos niset me antibiotik, përderisa nuk ka simptoma më të theksuara.”, – deklaroi mjekja, Sandra Pançevska.

Si pasojë e ndryshimeve të motit, pacientët me tension të lartë mund të jenë më të ndikuar. Tensioni tek ata mund të shkojë mbi 190.

“Disa njerëz erdhën për terapi ampulare. Këtë periudhë, ndryshimet në shtypjen atmosferike ndikojnë edhe në tensionin e pacientëve. Ashtu që ka pacientë me vlera të shtuara, sidomos tek më të moshuarit.”, – theksoi mjekja, Sandra Pançevska.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, po rritet numri i pacientëve me grip. Për një javë ky numër është rritur për 25%. Gripi, aktualisht ka intensitet të ulët të qarkullimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More