Visar Ganiu inspekton punimet e fazës përfundimtare të infrastrukturës rrugore në lagjen Seravë

nga Redaksia

Shkup, 16 qershor – “Sot isha në terren për të inspektuar përmbushjen e fazës përfundimtare të infrastrukturës rrugore në lagjen Seravë — konkretisht asfaltimin e plotë të 2400 m² sipërfaqe rrugore në rrugën “Lekë Dugagjini”. Përveç asfaltimit, është përfunduar edhe rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar një sistem të plotë dhe funksional për banorët.

Ky projekt i realizuar nën ombrellën e Komunës së Çairit, tregon përkushtimin tonë për zhvillim konkret lokal. Me krijimin e rrugëve të sigurta, funksionale dhe me standarde moderne, ne synojmë të rrisim cilësinë e jetesës dhe të ofrojmë kushte më të mira në çdo lagje. Investime të tilla janë themel për një zhvillim të qëndrueshëm urbane dhe më të mirë për komunitetin.”, njofton kreu i komunës së Cairit, Visar Ganiu

https://www.instagram.com/p/DK9a7h8M8wG/?utm_source=ig_web_copy_link

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More