Viti 2024 ndryshe filloi, ndryshe përfundoi, edhe një vit humbje pa Ndryshimet Kushtetuese!

nga I.A

Shkup, 1 janar  Qeveria është pushteti ekzekutiv që duhet ekzekutoj ligjet që burojnë nga pushteti legjislativ, gjegjësisht Kuvendi. Përbërja aktuale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është ndër më stabilet në historikun e vendit. Për dallim peqj qeverive të kaluara që qëndronin në këmbë të qelqta. Fillimi i vitit 2024 u shoqërua me ngjarje nga më të ndryshmet, një revoltë të pashembullt të të gjitha sindikatave, krizë ekonomike, rritje e çmimeve që vështirësoi edhe më shumë jetën e qytetarëve. Kishim kryeministrin e parë teknik shqiptarë që pos një skene teatrale në Tetovë ku qortoi disa të punësuar në SPB nuk pamë gjë tjetër të dobishme për shqiptarët. Viti 2024 vit i zgjedhje. Dështim në Ndryshimet Kushtetuese por brenda këtij viti dështimi i atribuohet edhe pushtetit edhe opozitës. Investimet e huaja në vend vazhdojnë të mbesin në sirtarin e pritjeve të gjata, shkruan Zhurnal.

Mos votimi i ndryshimeve Kushtetuese është dështimi i vitit që i atribuohet të gjitha partive politike-

Viti 2024 karakterizohej nga zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe ato parlamentare. Zgjedhjet përfunduan me rezultat drastik të ndryshëm nga ai i zgjedhjeve të fundit. Pushteti u ndryshua, opozita kaloi në pushtet e pushteti në opozitë. Ky ndryshim vendesh shkatoi trazira të mëdha që ishin në prag të eskalimit të mundshëm. Por, gjitha këto përpjekje u mirëmenaxhuan nga pushteti i tanishëm.

Ndryshimet Kushtetuese janë kusht për vazhdimin e rrugëtimit drejt BE-së, përmes të cilave parashihet që edhe populli bullgar të futet si pjesë integrale në Kushtetutë, e për këtë assesi të arrihet një kompromis mbi partiak e gjithëpërfshirës.

Kjo mundësi për këtë vit humbi, Maqedonia e Veriut do të largohet e stagnohet nga rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe kjo do të shkaktojë një regres të gjithanshëm, pothuajse në gjitha sferat e jetës, si në politikën e jashtme dhe atë të brendshme, në arsim, shëndetësi, pasojat do të jenë të faturuara për të gjithë shoqërinë pa dallim.

Viti 2024 ishte i zbehtë edhe për nga ana e investimeve-

Qeveria si institucioni kryesor ekzekutues në vend, në kuadër të së cilit funksionojnë ministritë e ndryshme si dhe drejtori që janë përgjegjëse për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, nuk kanë rezultuar të suksesshëm në këtë drejtim. Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë. Tanimë veçse është e qartë se cili është funksioni dhe misioni i kësaj agjencie, por ajo që ende mbetet enigmatike është puna që është dashtë të bëhet nga ky institucion. Mungesa e punëve dhe rezultateve konkrete të bind se kjo agjenci është në letargji.

Kujtojmë që, sipas Bankës Popullore gjatë viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut kishte një rënie të madhe për sa i përket investimeve të huaja, ku janë regjistruar minus 14.7 milionë euro edhe vitin që lamë pas. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut është një vend i vogël sërish ofron kushte optimale për investitorët, por ajo që mungon është një strategji e mirëfilltë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, por kjo gjë fatkeqësisht nuk po ndodhë.

Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, dhe kjo garanton stabilitet dhe siguri për investitorët, vendi ka 14 zona të lira për të investuar kompani të ndryshme duke ju ofruar një kosto të ulët për tokën por edhe për klasën punëtore, por edhe kur janë të pjekura gjitha kushtet dhe mundësit investitorët mungojnë sepse edhe udhëheqësit e institucionin më përgjegjës në këtë rast, Agjencisë për Investime të huaja, mungojnë dhe nuk janë askund.

Për BDI-në vit i tmerrit pasi humbi pushtetin për VLEN-in vit i shpresës pasi fitoi pushtetin –

Viti 2024 për BDI-në partinë politike që u rrit në pushtet për dy dekada me radhë ky vit është i zymtë dhe i tmerrit pasi humbën pushtetitn. Derisa për oponentët e tyre VLEN është vit i shpresës, e ngjashëm e shohin edhe vitin që po vjen.

“Ajo që filloi si hap përpara, u shndërrua në një vit pengesash për shqiptarët. Peizazhi politik u ndryshua nga një koalicion jolegjitim që përjashtoi përfaqësimin e vërtetë shqiptar, duke e reduktuar zërin tonë në qeveri në duart e disa bashkëpunëtorëve të zgjedhur sipas dëshirës së Kryeministrit. E drejta për vetëidentifikim u sulmua dhe u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, duke sfiduar një nga liritë themelore të popullit tonë. Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë, u nënvlerësua. Ëndrra europiane u pamundësua, Mekanizmat e përfaqësimit të drejtë, të sanksionuara nga Marrëveshja e Ohrit, u çmontuan” theksojnë nga BDI.

Ndërkaq, nga ana tjetër VLEN e shohin si një vit të përmbyllur me plotë suksese dhe të arritura konkrete që sipas tyre viti që vjen do të jetë edhe më i pasur.

“Koalicioni VLEN, po ndërton një kala të re aty ku qytetarët bashkë me investitorët po ndihen më të sigurt të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunave e në veçanti ato shqiptare. Në vitin 2025 do të vazhdojmë me ngritjen, avancimin dhe shtimin e kapaciteteve administrative që nënkupton rritje e efikasitetit qeverisës, rritje e transparencës, rritje e standardit, menaxhim efikas dhe rritje e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve lokale”, kanë thënë nga VLEN.

Megjithatë, vitit 2024 mund të veçohet si vit pozitiv që kishim dy palë zgjedhejsh filluan dhe mbaruan pa incidente. Kishte ndryshim pushteti si vegël demokratike dhe mundësi reale për të sjellë ndryshimin e qeverisjes deri te secili qytetarë. Gjysma e fundit të këtij viti karakterizohej me rritje pagash e punësime të reja, shenja që krijojnë shpresë për një të ardhme më të mirë./Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More