Viti i Ri me Ligj të ri për përfaqësim të drejt dhe adekuat!

nga I.A

Shkup, 18 dhjetor – Ligji i ri për përfaqësim të drejt dhe adekuat që do të zëvëndësojë mekanizmin digjital të dështuar balancerin do të kalojë në procedurë parlamentare në fillimin e vitit që vjen. Pra, dihet botërisht që brenga e gjithsecilit prej neve është që të punojmë e të jemi produktiv, e për shpërblim të mbijetojmë të pavarur e kjo gjë nuk arrihet dot pa një punë të sigurt kudo në sektorin publik apo privat. E çështja e punësimit është keqpërdorur teprueshëm përmes balancerit e për këtë pajtohen të gjithë, prandaj VLEN si partner koalicioni kanë përpiluar një Ligj të veçantë që do ta rregullojë në mënyrë decide këtë çështje të lënë hapur e pezull pa status të qartë, shkruan Zhurnal.

Në fund të 2024, ose fillim të 2025, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë në procedurë parlamentare –

Izet Mexhiti, në Daily Click në Tv21 tha se janë dakorduar me koalicionin qeverisës që mekanizimi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të zëvendësohet me ligj që sip bërë të ditur, procedurat do të fillojnë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

“Jemi dakorduar, brenda qeverisë që mekanizimi që u hiq në Gjykatën Kushtetuese, pa fajin tonë, se kjo Gjykatë Kushtetuese nuk është e zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare, ajo u abrogua si mekanizëm dhe ne jemi dakorduar që ta avancojmë çështjen. Mekanizmin ta zëvendësojmë me ligj të posaçëm për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe kualitativ në administratën shtetërore dhe publike. Së shpejti, mendoj fund viti ose fillim viti do të jetë në procedurë parlamentare”, tha Mexhiti.

Kujtojmë që, balanceri si mekanizëm i dështuar për një kohë të gjatë ishte keqpërdorur mizorisht, kryesisht në dëm të shqiptarëve. Nëse para disa viteve ka qenë problem garantimi i një vendi pune për një shqiptarë, tani më kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, konkretisht ligjin e Balancuesit. Por, sërish shqiptarët therrë në sy për maqedonasit, edhe pse janë të pakta ato vende pune të rezervuar për shqiptarët në kuadër të këtij ligji, ka pasur shumë raste që maqedonasit ndryshojnë identitet në letra vetëm për tu punësuar në atë vend të caktuar për një shqiptarë.

Keqpërdorimi i Balancuesit për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Administratën publike dhe shtetërore është bërë vazhdimisht në të kaluarën, prandaj edhe fuqishëm e një zëri është shfuqizuar ky mekanizëm. Në konkurset për punë, qytetarët shpesh deklaroheshin sikur i përkasin një etniteti tjetër për të zënë një vend pune që nuk ishte i dedikuar apo rezervuar për ata.

Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –

Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.

Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.

Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.

Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More