Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë autoblindat “Stryker”

nga D V

Shkup, 8 nëntor – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot mori pjesë në brifing në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, ku u prezantua procesi për futjen në përdorim operativ të autoblindave të lehta “Stryker” në kuadër të Armatës së RMV-së, përcjell TV21. Në brifingun e sotëm morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Angela Ageler dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.

“Blerja e këtyre mjeteve të blinduara është pjesë e procesit për modernizimin e Ushtrisë dhe sipas planeve, automjetet e para të këtij lloji duhet të mbërrijnë në vendin tonë vitin e ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More