VLEN: A është skenar i përgatitur nga Qeveri anë ikje rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e “Ujqërve”?

nga I Z

Rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e “Ujqërve”në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi, vlerëson koalicioni VLEN. Ky koalicion kërkon nga zyrtarët shqiptarë në Qeveri të marin masa për ndriçimin e rastit, kurse ka ngritur edhe dilemën nëse bëhet fjalë për ndonjë “skenar nga qeveria në ikje”.

“Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani minisër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Ne pyesim se si mundet një person i thirrur në profesionalizëm dhe bashkëpunim me NATO-në të lejoj dhe të mos merr përgjegjësi për një skandal të tillë? Si mundet që një skandal i tillë të kalon pa përgjegjësi edhe nga kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Nazim Bushi? A është ky ndonjë skenar antishqiptar i përgatitur nga Qeveria tani më në ikje për të krijuar tensione ndëretnike?”, pyetet mes tjerash në reagimin e VLEN.

Ky koalicion fton edhe organet e hetuesisë për zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe autorët që rrahën kapitenin shqiptar, të dalin para drejtësisë, si dhe të mësohet e vërteta kush dhe pse e dërgoi atë në Spitalin Psikiatrikë në Bardovcë?

“Kujt po i pengon avancimi i shqiptarëve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore?”, është pyetja që parashtron në fund të kumtesës VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More