VLEN: BDI ka përdorur shqiptarët për vota

nga Redaksia

Shkup, 26 nëntor – Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në se siç thotë për 20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota.

Vlen thotë se do të zgjidhë padrejtësitë ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhur statusin e tyre për marrëdhënie pune, shkruan Alsat.

“Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.  Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore”, reagojnë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More