VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje

nga D. V.

Shkup, 1 korrik – VLEN i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje tha se regjistrimi i popullsisë është realizuar sipas marrëveshjeve. Nga VLEN thonë se “të thuash se regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare”.

Nga VLEN thonë se kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal.

“Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë? Nëse po, atëherë duhet të thuhet hapur. Mërgata meriton përgjigje dhe përgjegjësia është e pashmangshme. VLEN do të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtën e çdo shqiptari, në vend dhe në diasporë”.

“Mërgata nuk është numër për t’u fshirë, por zemra që mban gjallë ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Ne e çmojmë çdo sakrificë të tyre dhe jemi të përkushtuar që asnjë mashtrim politik të mos i mohojë më kontributin”, thonë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More