Shkup, 23 gusht – VLEN në një kumtesë për media i ka reaguar LSDM-së, duke e quajtur zëdhënëse të BDI-së. Nga VLEN thonë se “opozitës frika nga ajo që po vjen ua ka hequr aftësinë për të menduar në mënyrë racionale. Kështu, LSDM nuk e kupton që tani BDI-ja po e përdor si zëdhënës të vetin”.
“Duke qenë se udhëheqësia e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së”.