VLEN ndryshe nga BDI, braktis Lotarinë duke e kompenzuar me institucione në dobi të shqiptarëve

nga Redaksia

Shkup, 5 qershor – VLEN si duket po e fillon me këmbë të mbarë qeverisjen. Siç Zhurnal mëson nga burime brenda koalicionit, VLEN në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Lotaria e Maqedonisë, duke mos dashur të kenë punë aspak me këtë institucion, që ishte arritja më e madhe e BDI-së në qeverisjen e kaluar.

Siç dihet, aty drejtor ishte dora e djathtë e Artan Grubit, Përparim Bajrami, nga i cili institucion u bënë dëme të mëdha rinisë posaçërisht shqiptare, dhe u krijuan linqet e BDI me nëntokën serbe, bullgare e vendore.

Ritheksojmë, nga ky institucion, me nënshkrimin e Përparim Bajramit dhe aminin e Artan Grubit u blenë me miliona euro aparate për kazino, para që mundeshin të përdoren për ndërtim çerdhesh, shkollash apo ambulancash.

VLEN në kontinuitet ka alarmuar për dukuritë destruktive që ky institucion po i sjell tek rinia shqiptare si dhe për keqpërdorimet e mëdha financiare që bëhen nga BDI-ja.

Jooficialisht kuptohet që VLEN në vend të Lotarisë ka vendosur të qeveris me institucione që rinisë dhe qytetarëve shqiptarë ju mundësojnë grante dhe projekte për punësim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More