VLEN: Nevzat Bejta është kandidati ynë për një Gostivar më të fortë

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Koalicioni VLEN njofton se në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit, kandidati ynë për kryetar do të jetë Nevzat Bejta.
Vendimi vjen pas një procesi të brendshëm konsultimesh dhe anketash me qytetarët e Gostivarit, ku Bejta ka rezultuar bindshëm si zgjedhja më e besuar dhe më e preferuar. Qytetarët kanë vlerësuar përvojën e tij, projektet e realizuara dhe ndikimin pozitiv që ka pasur gjatë mandateve të mëhershme në krye të komunës.
VLEN beson se Nevzat Bejta përfaqëson stabilitet, profesionalizëm dhe vizion për vazhdimin e zhvillimit të Gostivarit. Koalicioni mbetet i përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojë alternativa të forta dhe kandidatura të dëshmuara në punë konkrete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More