VLEN: Për vetëm një ditë, ekipi ynë i ka ngritur reformat dhe projektet që janë pritur me dekada

nga D. V.

Shkup, 15 korrik  –  Sot, kur kaluam 1 vit qeverisje, më lejoni të ndajmë me ju një përmbledhje të punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës që është nën udhëheqjen e VLEN. Ishte një vit sfidash, por mbi të gjitha, një vit i punës së palodhur, i politikave të drejta dhe vendimeve që reflektojnë vërtet nevojat e qytetarëve.
Në vetëm një vit, me ekipin tonë kemi vënë në lëvizje reforma dhe projekte që janë pritur për dekada.
Plani Operativ për Punësim për vitin 2025 është më i madhi ndonjëherë, me buxhet rekord prej 2.5 miliardë denarësh, që synon mbi 16 mijë qytetarë. Grantet deri në 20 mijë euro për bizneset e reja, trajnimet praktike dhe masat për kategoritë e vështira për punësim janë tashmë realitet.
Një numër rekord aplikimesh, 6.026 vetëm nga katër thirrjet e para, dëshmon besimin që qytetarët kanë ndaj këtij vizioni të ri ekonomik.
Kemi ndërmarrë masa të forta kundër rritjes së çmimeve, duke kufizuar marzhat për mbi 1.000 produkte. Sot, inflacioni është në rënie, ndërsa ushqimet janë më të përballueshme.
Me ligjin për punësim fleksibil, për herë të parë punëtorët sezonalë në bujqësi, hotelieri dhe kujdes familjar kanë të drejtën e sigurimeve dhe pensioneve. Kjo është drejtësi sociale në veprim.
Jemi në fazën përfundimtare të shportës zyrtare konsumatore, që do të shërbejë si bazë për masa më të sakta ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, po zhvillojmë një aplikacion për krahasimin e çmimeve, në mënyrë që qytetarët të dinë se ku të blejnë më lirë.
Për industrinë, kemi ndarë buxhet të veçantë për digjitalizim, standardizim (ISO, HALAL), zejtari dhe certifikim laboratorik.
Kemi rritur me mbi 20% kapacitetin e Inspektoratit të Punës dhe 15% të Inspektoratit të Tregut, për të rritur sigurinë dhe drejtësinë në tregun e punës dhe konsumit.
Të nderuar,
Të gjitha këto janë më shumë se statistika, janë tregues të një qeverisjeje që nuk flet me fjalë, por me vepra.
VLEN ka treguar se problemet e grumbulluara për vite me radhë mund të zgjidhen, një nga një. Duhet dhe do të zgjidhen.
Sepse qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe ne jemi këtu për t’ua garantuar këtë më shumë.
Ky është vetëm fillimi.
Ju faleminderit!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More