VLEN: Rritja ekonomike tregon efektet e punës së ministrit Besar Durmishi

nga Redaksia

Shkup, 7 dhjetor – Rritja prej 3.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e tretë, publikuar nga Enti shtetëror i statistikës, është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar dhe po lëviz në drejtimin e duhur. Gjë që e përshëndesim.

Kjo rritje e vendos vendin mes ekonomive që ka performancë të mirë dhe pasqyron qartë ndikimin pozitiv të politikave të orientuara drejt stabilitetit ekonomik, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të mundësive për punësim.
VLEN e sheh qartë se këto rezultate lidhen me punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, nën drejtimin e ministrit Besar Durmishi, i cili prej ditës së parë është përqendruar te krijimi i kushteve më të mira për bizneset dhe te nxitja e investimeve.

Këto hapa po japin efekte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në forcimin gradual të ekonomisë.
Rritja tregon ndryshimin. VLEN do të sigurojë që ky ndryshim të thellohet çdo ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More