VMRO: LSDM dhe BDI e kanë rritur çmimin e autostradës Kërçovë-Ohër për 200 milionë euro

nga D V

Shkup, 9 tetor – Për të ecur përpara duhet të kemi informacion për të kaluarën, ose më mirë se çfarë na la qeveria e LSDM-së. Institucionet e rrënuara që po fundosen për shkak të korrupsionit dhe krimit është gjendja e lënë nga qeveria e LSD-së dhe BDI-së, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Se i vetmi prioritet i qeverisjes së kaluar të LSD-së dhe BDI-së ishin tenderët e diskutueshëm, shihet edhe nga tenderi për autostradën Kërçovë-Ohër. Faktet thonë se BDI dhe LSD kanë pasur prioritet manipulimin e tenderëve, jo investimet kapitale dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Kjo konfirmohet nga Raporti i Entit Shtetëror të Auditimit. Autostrada Kërçovë-Ohër edhe pse ishte parashikuar se sa do të kushtonte, papritur u shtrenjtua për 200 milionë euro dhe pa asnjë detaj. Ose kur bëhet fjalë për manipulimin e tenderëve, kjo ndodh në shumicën e tyre”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Karakteristikë e tenderëve të Qeverisë së LSD-së dhe BDI-së, shtojnë nga atje, është performanca e vonuar dhe rritja e kostove, të cilat rënduan buxhetin e shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More