VMRO: Na pret transformim ekonomik

nga Xh M

Shkup, 22 shtator – Nga ana tjetër VMRO-DPMNE këtë pretendim të LSDM_së e ka quajtur manipulim, duke thënë se vendi ka dëme të pariparueshme nga qeverisja e LSDM-së.

“Përderisa Maqedonia kishte një rritje të Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori në periudhën 2017-2022 prej vetëm 20%, në Serbi rritja është 50%, kurse për të njëjtën periudhë në Bullgari u rrit në 64%. Shqipëria ka gjithashtu më shumë se dyfishin e rritjes së Maqedonisë, ku Prodhimi I Brendshëm Bruto për kokë banori në periudhën 2017-2022 u rrit me 52%. Në vitin 2017 Maqedonia kishte bruto-prodhimin vendor më të lartë se Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, tani të dyja vendet që ishin pas nesh na kanë kaluar, kurse Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi janë akoma më shumë përpara nesh.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se me qeverisjen e tyre vendi do të shkojë në një transfromim ekonomik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More