VMRO nuk e pranon propozimin e LSDM për rritjen e pagës minimale

nga Xh M

Shkup, 21 tetor – Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga VMRO-DPMNE thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta”.

“Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish ministrja Jovana Trençevska, pashë Fatmir Bytyqin, që tregon se qëllimi në vetvete është joserioz, dhe është vetëm për politikë ditore”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është duke punuar për një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave për të gjithë.

Ndryshe, sot kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 27.700 denarë, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More