Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar progresin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së.
Të premten në mëngjes, Presidentja do të jetë në Sarajevë, ku do të takohet me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.
Më pas, do të udhëtojë në Beograd për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrin Milosh Vuçeviç.
Të shtunën, Presidentja do të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e saj përfundon në Podgoricë, ku do të ketë takime me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe Kryeministrin Milojko Spajiç.