Votimi nga jashtë, Beci: Mbi 17 mijë qytetarë nga Shkodra të regjistruar

nga D V

Me mbylljen në mesnatë të afatit për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë, me të drejtë vote për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është shprehur sot se me shqyrtimin e kërkesave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë se 17 mijë qytetarë të qarkut Shkodër do të kenë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje përmes votës.

“Deri në fund të ditës së sotme kur KQZ-ja të shqyrtojë aplikimet e fundit, më shumë se 17 mijë qytetarë të qarkut të Shkodrës në emigracion do të jenë regjistruar për herë të parë dhe do të kenë të drejtën për të marrë pjesë nëpërmjet votës me postë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga Italia e afërt, SHBA-të Britania e Madhe, Greqia dhe shumë shtete të tjera Evropiane, e deri në Kanada e Australi, shtrirja e diasporës shqiptare është shumë e gjerë. Gjatë thuajse 30 vitesh emigrimi shqiptarët kanë bërë shumë për t’u integruar si qytetarë dinjitozë në vendet pritëse, por pa i humbur lidhjet me Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe kam takuar një pjesë prej tyre dhe më ka bërë shumë përshtypje lidhja e afërt, njohja në detaje e zhvillimeve në qytetet e fshatrat në Shkodrën tonë”, thotë Beci në një postim në rrjetet sociale.

Beci thotë se gjatë punës së tij në krye të institucionit të bashkisë së Shkodrës, ka pasur mundësi që të ndajë me qytetarët vizionin për një Shkodër të zhvilluar e të begatë.

“Lexova në takimet e diskutimet e panumërta entuziazmin e dyshimin, por mbi të gjitha shpresën që gjërat në Shkodër kanë filluar të lëvizin. Unë vetë jam i bindur që Shkodra është futur në rrugë të mbarë dhe vitet në vijim do të jenë një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi për Shkodrën e gjithë Shqipërinë. Jam shumë entuziast që këtë rrugë e përgjegjësi do ta ndajmë me vëllezërit e motrat tona në diasporë, që janë fort krenarë prej nga vijnë e duan shumë të shohin një vend të fortë e të zhvilluar ku edhe fëmijët e nipërit e mbesat të jenë krenarë për rrënjët e tyre. Jo vetëm për të shkuarën, por sidomos për të tashmen e të ardhmen”, shprehet Beci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More