Votohet prej orës 7:00 deri në orën 19:00

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare fillon në orën 7:00 dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

Në orën 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesve të hasur në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ-ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00. 

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor,  KZ i dorëzon në KKZ në afat prej 5 orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ-së nga kryetari i KZ-së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ-së ose përfaqësues të parashtruesve të listave dhe përfaqësues të policisë, nëse është e nevojshme.  

Pas zgjedhjeve të zbatuara për President të Republikës, KKZ i mbledh rezultatet e votimit për listën e kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me të gjithë materialin zgjedhor ia dorëzon KSHZ-së menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të  votimit.

KSHZ i publikon rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në mënyrë elektronike në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbali i KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i shpallë menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More