Vrasja në Bogovinë, MPB: Vrasjes i parapriu një zënkë verbale

nga Xh M

Tetovë, 2 qershor – Një debat verbal mes dy personave nga fshati Bogovinë i Tetovës, mëngjesin e sotëm ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri ku si pasojë ka mbetur i vrarë 47 vjeçari A.J.

I dyshuari M.M. 50 vjeçar, pasi ka kryer vrasjen është nisur me veturën e tipit BMW nga Bogovina për në Tetovë ku edhe është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Në veturën e tij është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot (02.06.2024) në ora 10:30 në rrugën “Cvetan Dimov”, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.M (50) nga Bogovina e Tetovës, i cili ka qenë duke vozitur “BMW” me targa të regjistrimit të Tetovës . Ai dyshohet se ka vrarë me armë zjarri A.J., rreth orës 10:15”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

I dyshuari për vrasjen po mbahet në polici për procedurë të mëtejshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njoftuan se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori Publik dhe zyrtarë të policisë të cilët po kryejnë hetime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More