Vrasje në Bogovinë/ Ja çka thotë policia

nga Xh M

Tetovë, 2 qershor – Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ,,Cvetan Dimov” pjestarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMW me shenjat e regjistrimit të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.J.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin padurim të ndërsjellë. Gjatë kontrollit sipërfaqsorë të automjetit, është gjet një pushkë automatike. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme. Prokurori Publik dhe efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektimin.

***

Vetura e të dyshuarit për vrasje në Bogovinë gjendet në SPB – Tetovë, Portali TS ka siguruar pamje ku është r parkuar vetura BMW me ngjyrë të bardhë ku i dyshuari ështē vetdorrëxuar në polici.

Ekipet e policisē, prokurorisē janē në vendin e ngjarjes në Bogovinë për të zbardhur ngjarjen.

***

Sapo ka ndodhur një vrasje në Bogovinë të Tetovës, ku bëhet fjalë për dy persona të rritur të cilët janë përfshirë në një konflikt ku më pas ka eskaluar në vrasje.

Aktualisht Policia e Tetovës ka arrestuar personin i cili ka kryer vrasjen, dhe në terren janë të pranishëm organet kompetente si policia dhe Prokuroria ku kryejnë detyrimet!
Për çdo detaj do të ngeleni të informuar!

Aktualisht nuk jepen detaje për emrat dhe motivin!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More