Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi tregon arsyen

nga D V

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ka pohuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari.

Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin. Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë.

Edhe aty, ka treguar Gjoshi, ishin sharë me njëri-tjetrin.

“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, ka treguar 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Nga ana tjetër, policia këtë të martë do të nisë kontrollet në zonë për të gjetur pistoletën. Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në fshatin Shkallnur të Kavajës, në një hotel.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More