Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një i mitur 15-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Edhe autori i krimit është i mitur dhe është identifikuar nga policia e cila e ka shpallur në kërkim. I mituri u qëllua me thikë dhe u la i plagosur në anë të rrugës.
I identifikuar me inicialet A.Gj ai u dërgua më pas në spital, por ka ndërruar jetë. Policia ka pyetur dëshmitarët okularë. Autori u identifikua me anë të kamerave të sigurisë. Shkaku dyshohet të jetë një sherr për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.