VV-ja s’e lejon Listën Serbe në Kuvend, Konjufca u kërkon të largohen nga salla: Turp të keni

nga D V

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar të ulën në ulëset e tyre deputetët e Listës serbe, të cilët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh bojkoti, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.

“Turp të keni”, u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën.

Konjufca ka kërkuar nga ta që ta lirojnë Kuvendin.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe të cilët vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është më të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje. Njëherë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni dhe shkoni e i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radojiçiqit dhe keni guxim dhe vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj me lirua Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More