Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se vazhdimisht nxjerr “justifikime” për të shmangur bisedimet e paqes me Ukrainën, duke shprehur skepticizëm se vizita e të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff në Moskë mund të japë rezultate.
“Presidenti rus, Vladimir Putin është gjithmonë në kërkim të justifikimeve të reja – për të shmangur bisedimet e paqes”, tha Wadephul gjatë një takimi me homologun e tij egjiptian, Badr Abdel-Atty sot në Berlin.
“Kjo është arsyeja pse ende kam dyshimet e mia nëse ai është seriozisht i përgatitur të flasë për paqen”, tha ministri gjerman.
Witkoff pritet të takohet sot pasdite me Putinin në Moskë për bisedime të mëtejshme mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Wadephul tha se ai dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio kishin rënë dakord se kjo ishte koha e duhur për armëpushim.
“Në një bisedë telefonike me Rubio dje në mbrëmje, diskutuam gjithashtu se fundi i qëndrueshëm i luftës duhej të çonte në paqe dhe siguri të përhershme në Ukrainë dhe në pjesën tjetër të Evropës”, tha diplomati më i lartë i Gjermanisë.
Wadephul falënderoi administratën Trump për përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës.
Fakti që bisedimet po zhvillohen tregon se Moska mund të jetë gjithashtu e interesuar për të gjetur një zgjidhje të mundshme”, tha Wadephul.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën”, shtoi ai.