Xi fton kryeministrin kanadez Carney për vizitë zyrtare, pas vitesh tensionesh

nga D. V.

Presidenti kinez, Xi Jinping ftoi sot kryeministrin kanadez Mark Carney të vizitojë Kinën, duke shënuar takimin e parë zyrtar midis udhëheqësve të dy vendeve që nga viti 2017, një periudhë e shënuar nga marrëdhënie të tendosura.

“Ju ftojmë të vizitoni përsëri Kinën si kryeministër i Kanadasë”, deklaroi udhëheqësi kinez, sipas një regjistrimi audio të fillimit të takimit mes dy liderëve.

Mark Carney tha se ishte i kënaqur nga ftesa për të shkuar në Kinë për të thelluar dialogun dhe se ”po priste me padurim”.

Presidenti kinez, Xi Jinping vlerësoi sot “trendin pozitiv” në marrëdhëniet e vendit të tij me Kanadanë, gjatë një takimi me kryeministrin Mark Carney në Korenë e Jugut.

“Marrëdhëniet Kinë-Kanada janë rikthyer së fundmi në një trend pozitiv falë përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve”, tha Xi.

“Kina është e gatshme të punojë me Kanadanë për t’i rikthyer marrëdhëniet Kinë-Kanada në rrugën e duhur”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More